Po hyjmë në përballjen e re shqiptaro – serbe. Projektit të “Botës Serbe” t’i përgjigjemi me krijimin e Federatës Shqiptare
Nga Sadri Ramabaja
Kreu i Lëvizjes Socialiste dhe ish drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin, në një fjalim parazgjedhor sërish i është kthyer temës së tij të dashur për të ashtuquajturën “Botë Serbe”.
“Është përgjegjësi e këtij brezi që ta krijojë “Botën Serbe”, ka konkluduar ai në fjalimin parazgjedhor, tansmetoojnë mediat nga Bosnja.
“Serbski svet” është zgjidhja përfundimtare e çështjes kombëtare të serbëve. Vetëm duke formuar një “botë serbe” mund ta ruajmë popullin serb. Ky është momenti historik i këtij brezi”, konludon ai me pompzitetin tipik të politikanit arrogant serb.
“Presidenti i të gjithë serbëve duhet të jetë gjithmonë këtu në Beograd, dhe president i të gjithë serbëve është Aleksandar Vuçiq” – tha ai, përcjell Faktor.ba.
Koment
Po hyjmë kështu gradualisht në përballjen e re serbo – shqiptare.
Projektit serb – “Botës Serbe”, prandaj mund t’ i përgjigjemi vetëm përmes krijimit të Federatës Shqiptare.
Përdallimi mes projektit serb dhe Federatës Shqiptare është në thelb i thellë: i pari pretendon të bëhet përmes luftës; ai de fakto nënkupton Anshluss-in e Republikës Serbe [të Bosnjës], aneksimin e plotë të Malit të Zi dhe aneksimin e veriut të Kosoëvs.
Ndërsa Federata Shqiptare mundet dhe duhet të krijohet në përputhje të plotë me filozofinë politike të BE-së, që do të thotë konform konceptit europian të ndërtimit të kohezionit të shtetit-komb në BE; ky akt strategjik nënkupton aplikimin e vullnetit politik në rrugë demokratike, që do të deklamohej përmes një referendumi të popullit të dy republikave tona egzistuese.
Rruga Press