KryesoreLajme

Osmani: Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen. Ajo ka thënë se këto masa janë të padrejta.

Osmani në një postim në platformën “X” ka falënderuar kryesuesit e komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane që dolën me kërkesa për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Lexo më shumë  Thirrje për protestë kundër ndërhyrjeve në Vjosë–Nartë: “Po shkatërrohet një nga zonat më të mbrojtura natyrore”

“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të shkojnë!” – ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Fetoshi: Serbia do të tentojë sërish të minojë procesin zgjedhor në Kosovë
YouTube player