Sport

Sylvinho në mesin e përzgjedhësve më të mirë në botë

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, i cili udhëhoqi Corinthiansin në edicionin 2021/2022, është përfshirë në listën e trajnerëve më të mirë në botë për përfaqësuese, për vitin 2023.

Kjo listë u publikua nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Sylvinho e mori drejtimin e Shqipërisë në kohë të vështirë, ndërsa e ka kualifikuar në Kampionatin Evropian që vitin tjetër organizohet në Gjermani.

Në grupin e vështirë me Çekinë dhe Poloninë, Shqipëria ishte lidere dhe kishte vetëm një disfatë nga tetë ndeshje të luajtura.

Sylvinho është në mesin e 20 emrave të trajnerëve të shquar të përfaqësueseve. Në këtë listë janë edhe Luis de la Fuente, Steve Clarke, Didier Deschamps, Gareth Southgate, Domenico Tedesco, Marco Rossi, Roberto Martinez, Lionel Scaloni, Marcelo Bielsa, Fernando Batista, Felix Sanchez, Jaime Lozano, Thomas Christiansen, Gregg Berhalter, Hajime Moriyasu, Juergen Klinsmann, Rui Vitoria, Avram Grant e Chris Hughton.

IFFHS-ja ka edhe kategori tjera si lojtari më i mirë në botë, lojtari më i mirë i ri, organizatori më i mirë, portieri më i mirë, trajneri më i mirë në nivel klubesh, si dhe gjyqtari më i mirë në botë për vitin 2023.

Kjo organizatë ndanë çmimet vjetore në secilën kategori, prej vitit 1987.

Juria përbëhet nga anëtarë të IFFHS-së, ku përfshihen gazetarët e sportit dhe ekspertët e futbollit nga 120 shtete në të gjithë botën.

Fituesit e secilës kategori do të publikohen në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm.

Rruga Press

YouTube player