Lajme

Kurti: Me Scholz-in na bashkojnë marrëdhëniet e forta Kosovë – Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Kurti, në një postim në platformën Instagram, shkruan se ende pa u bërë dy muaj prej takimit në Tiranë, kishte kënaqësi ta takoi kancelarin e Gjermanisë, tani në Berlin.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Ende pa u bërë dy muaj prej takimit në Tiranë, u takuam përsëri, kësaj radhe në Berlin. Me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz na bëjnë bashkë marrëdhëniet e forta bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, angazhimi ynë i përbashkët në Procesin e Berlinit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bindjet tona socialdemokrate. Falënderues gjithmonë për mbështetjen dhe kontributin e Gjermanisë për vendin dhe republikën tonë”, shkruan Kurti.

Rruga Press

YouTube player