Lajme

Këlliçi: SPAK nuk sheh dy firmat e Erion Veliajt në kontratë, ai është iniciuesi i inceneratorit të Tiranës

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi dhe ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, ka deklaruar se iniciuesi i Inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. Duke paraqitur dokumente dhe argumente të reja mbi aferën qeveritare, Këlliçi tha se Veliaj ka dhënë dy firma në kontratën e Inceneratorit të Tiranës.

“SPAK nuk ka parë dy firmat e Erion Veliajt në kontratë. Ai është iniciuesi për inceneratorin e Tiranës. Fakti që në këtë sallë sot, ku po flitet për aferën më të madhe korruptive të viteve të fundit, kanë ardhur vetëm 3 media prezente, tregon për fuqinë e parave që lëviz tek inceneratori i Tiranës, faktin që mediat janë të censuruara për të paraqitur fakte të reja tronditës për këtë skandal dhe për të paraqitur një punë skandaloze nga SPAK me hetimin e kësaj çështje.

Unë do të ndalem tek roli i bashkisë Tiranë, tek roli i kryetarit të bashkisë Tiranë, si pronari real i inceneratorit të Tiranës dhe do të ndalem tek fakti se i është dashur 5 muaj SPAK-ut pas vendimit të gjykatës së posaçme të muajit gusht të këtij viti, për të ekzekutuar atë që vetë ka shkruar në vendim gjykata. Më saktë në datë 28 korrik 2023 është marrë vendimi për vënien nën sekuestro konservative për inceneratorin e Tiranës. Në argumentet e paraqitur nga prokurorët e dosjes nga Dritan Premçi dhe Arben Kraja, renditen të gjitha komunikimet për falsifikimin e dokumentacionit për përfitimin e kontratës koncensionare nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Citoj, pika 1: Procedura nis me një kërkesë të bashkisë Tiranë, të datës 23 dhjetor 2015 drejtuar Ministrisë së Mjedisit. Pra është bashkia e Tiranës që në dhjetor të vitit 2015 ka iniciuar të gjithë procesin dhe aferën në inceneratorin e Tiranës. 2: në faqen 4 dhe 10 të këtij vendimi provohet lidhja e Alba Thomos me Klodian Zoton, në mashtrimin me dokumentacionin për përfitimin e kontratës koncensionare. Në faqen 4 të vendimit rezulton e provuar lidhja mes Valbona Ballgjinit, punonjëse në ministrinë e Mjedisit, me komunikime me Klodian Zoton. Po në këtë faqe të vendimit rezultojnë të provuara komunikimet e Etleva Kondit me Klodian Zoton. Në faqen 14-15, prokurorët shprehen se kanë faktuar përfitimin të Alqi Bllakos nga Artemis Farm, kompani në pronësi të Ilsa Zotos, të shumës 119.755 euro për blerje për fabrikën e birrës së Edmond Bllakos dhe të komunikimeve me email që ky shtetas ka pasur me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Në faqen 15 të vendimit, prokurorët shprehen se kanë arritur të faktojnë se Zoto e Mërtiri, vlerat monetare të siguruara nga kompanitë fiktive, i kanë tërhequr kesh dhe i kanë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit. Flasim për para të marra me çanta, të nxjerra me çanta nga Shqipëria dhe ende sot që ne flasim, akuzohet një drejtor i dalë në pension në Bashkinë e Tiranës dhe një drejtor tjetër i cili ka marrë përsipër të bëjë burgun e Erion Veliajt për këtë aferë të tmerrshme korruptive. Ndërkohë që Zoto e Mërtiri kanë fryrë kostot e ndërtimit të inceneratorit për përfitimin e kontratës koncensionare. Automatikisht në këtë moment, duhej që SPAK të kërkonte anulimin e menjëhershëm dhe pezullimin e kontratës koncensionare.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Dua të rikthej vëmendjen tek shkresa që ka firmën e Veliajt, pasi dje kemi parë se dje janë nxjerrë urdhër arrestet për 15 persona, por mesa duket SPAK nuk arrin të shohë firmën e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë Tiranës, me vulën e bashkisë Tiranë që në fakt ka ndërruar të gjithë fatin e koncesionit të inceneratorit Tiranë.

E muajit mars 2017. Këtë dokument unë e kam bërë publik për herë të parë në komisionin hetimor për inceneratorët, ku këtu Erion Veliaj ka marrë angazhimin e tij personal, në shkelje të ligjit për vetëqeverisjen vendore, pa pyetur Këshillin Bashkiak, sepse në atë moment nuk i kishte numrat, duke marrë kompetencat e këshillit të qarkut të Tiranës dhe Këshillit Bashkiak dhe duke dhënë parimisht dakord miratimin për nisjen e këtij koncesioni dhe duke futur në një angazhim financiar qytetin e Tiranës, kryeqytetasit me të paktën 91 milionë euro. Mjaftonte kjo shkresë që SPAK të ngrinte akuzë mbi përfituesin real të inceneratorit të Tiranës, atë që censuron dhe mediat, paguan dhe mediat që të mos vijnë në këto deklarata, që quhet Erion Veliaj.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Nëse SPAK nuk ka parë firmën e parë të Erion Veliajt, mjaftonte të shihte firmën e tij të dytë në aneks kontratën e bërë publike nga ana ime në 14 gusht 2023, ku Erion Veliaj shprehet në kontratë me firmë, se konform aneksit përkatës dhe tabela bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e kësaj forme angazhimi, angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla dhe përfshirë dhe pa u kufizuar, në kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve sipas çmimit, 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes. Kjo e çon shifrën e kësaj afere nga 430 milionë në 1 miliardë euro për 30 vite,” tha Këlliçi.

Rruga Press

YouTube player