Lajme

Shqiptarët “braktisin” vajin e ullirit nga jashtë/ Importi i markave të huaja, 7 herë më i ulët se një vit më parë

Prodhimi i ulliri gjatë viti që kaloi pësoi një rritje rekord në 39 për qind, duke bërë që tregu vendas të ishte i mbingopur me vaj ulliri edhe përgjatë vitit 2023. Kjo situatë ka sjellë që duke përfituar nga çmimi i lirë i shitjes, mesatarisht prej 5 mijë lekësh/litër, por edhe nga cilësia, konsumatorët shqiptarë të orientohen drejt prodhimit vendas.

Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, tregojnë se importi i vajit të ullirit nga jashtë përgjatë 11 mujorit 2023 ka pësuar një rënie drastike krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë si në sasi ashtu edhe në vlerë. E thënë ndryshe, përgjatë Janar-Nëntor 2023 janë importuar vetëm 35 ton vaj ulliri nga afro 264 ton të importuara një vit më parë, e përkthyer në 7 herë më pak. Po ashtu, rrjedhimisht, rënia vërehet edhe në vlerë me 80.4 për qind. Kërkesa më e lartë për vajin e ullirit ka qenë kryesisht gjatë sezonit veror, nga strukturat e shërbimeve dhe akomodimit për shkak të bumit turistik, por edhe nga emigrantët që kanë përfituar për të bërë blerjet e nevojshme.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Ndërsa një pjesë e mirë e sasisë së prodhuar u eksportua drejt Italisë. Por këtë sezon duke se pema e ullirit nuk është në nivelin e një viti më parë sa i takon prodhimit, megjithatë të dhënat nga fermerët, tregtojnë se ka sasi të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën vendase. Aktualisht një litër vaj po tregtohet me një çmim mesatar prej 800 lekësh/ litër.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
YouTube player