Lajme

Lëvizja BESA kritikon BDI-në e LSDM-në: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria ka prioritet kazinotë

Në një deklaratë nga Lëvizja BESA ka kritikuar Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut për prioritetin e saj të dyshimtë ndaj sektorit të kazinove, duke lënë mënjanë investimet e nevojshme në infrastrukturën rrugore shqiptare. Partia akuzon se derisa Maqedonia e Veriut ka lidhje autostradale me vende të tjera, vendbanimet shqiptare mbeten të izoluara nga ky zhvillim.

Në veçanti, autostrada Kërçovë–Ohër, e cila është ende e parealizuar, ka shpërfaqur dështimin e vazhdueshëm të investimeve kapitale nga pushteti aktual. Për shkak të vonesave dhe mosrealizimit të kësaj autostrade, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të mbeten pa lidhje efikase me vende të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Lexo më shumë  SafeJournalists denoncon rrezikun për gazetarët gjatë protestës së opozitës në Tiranë

Në këtë kontekst, Lëvizja BESA ka bërë thirrje publike për sqarime nga liderët e Qeverisë dhe ka shprehur shqetësimin se paratë publike po shkojnë drejt investimeve të dyshimta në sektorin e lojërave të fatit, ndërsa prioritetet për autostradat mbeten në hije.

Partia kritikon gjithashtu premtimet e papërfunduara të Qeverisë për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllac, duke theksuar se, megjithë premtimet e tyre, ende nuk janë ndërtuar as dy kilometra nga ky projekt.

Lexo më shumë  Një rus dhe dy bjellorusë kapen duke hyrë ilegal në Kosovë

Në përfundim, Lëvizja BESA akuzon BDI-në dhe partnerin e saj LSDM për mungesën e përkushtimit ndaj zhvillimit të infrastrukturës rrugore, duke shprehur dyshime për shfrytëzimin e fondeve publike për qëllime të paqëndrueshme. Partia bën thirrje për transparente dhe llogaridhënie nga autoritetet për të sqaruar shqetësimet e qytetarëve.

YouTube player