Lajme

U rrëmbye kur ishte fëmijë nga serbët gjatë luftës, ribashkohet me familjen mbas 24 vitesh

Ka vite që lufta në Kosovë ka kaluar, por plagët për shumë njerëz të pagjetur ende është e hapur.

Kjo është një histori sa e vërtetë, aq e pabesueshme. Abedin Avdiun ishte 13 vjeç kur lufta në Kosovë filloi. Në atë kohë, së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur.

Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu, i cili u shfaq në ekran 24 vjet pas rrëmbimit, ndërsa kërkonte familjen e tij.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Falë emisionit “Pa Gjurmë’’, familja Avdiu mësoi lajmin se djali i vogël, të cilin ata e dinin të vrarë, jetonte shëndosh e mirë.

Në një lidhje direkte nga Italia, Abedin Avdiu u surprizua nga moderatorja e programit Odeta Dume, e cila transmetoi videon e babait të tij, Ramadan Avdiu. 38-vjeçari i mbytur në lot nuk mund ta besonte se më në fund kishte gjetur familjen.

I rrëmbyer në moshën 13-vjeçare, Abedin Avdiu bashkë me 20 fëmijë të tjerë u dërguan në Itali nga rrëmbyesit, të cilët i detyronin të vidhnin. Fati donte që vogëlushi t’u shpëtonte rrrëmbyesve e të denonconte në polici autorët.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Për vite të tëra u rrit në një jetimore në Itali.  Pas disa vitesh vendosi të kërkojë familjen biologjike. Bashkimi i shumëpritur mes familjes Avdiu dhe djalit të tyre Abedinit pas 24 vjetësh ka emocionuar jo vetëm protagonistët e kësaj ngjarjeje, por të gjithëve ne. Kjo është një histori shprese dhe frymëzimi për këdo.

Rruga Press

YouTube player