KryesoreLajme

Ish luftëtari i UÇK-së kallëzon në SPAK ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja

Ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj ka kallëzuar në SPAK ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për shpërdorim detyre.

Dritan Goxhaj, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Hagës i akuzuar për krime lufte, u lirua nga Gjykata e Apelit.

Ish-luftëtari i UÇK-së ngriti akuzat ndaj ministrit Manja lidhur me procedurat dhe pranimin e kërkesave të Gjykatës Speciales të Kosovës për ekstradimin e tij.

Në padinë e ngritur, Goxhaj shprehet se “Ulsi Manja jo vetëm si Ministër i Drejtësisë por edhe si Deputet i Parlamentit Shqiptar ka dijeni të plotë se Parlamenti Shqiptar nuk ka ratifikuar dhe as e ka bërë ndonjëherë pjesë së marrëveshjes së ekstradimit me Kosovën, Ligjin Special mbi të cilin janë ngritur Dhomat Speciale të Kosovës”.

Kujtojmë se Ish-anëtari i ushtrisë çlirimtare të Kosovës u akuzua nga Prokuroria Speciale për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Prej më shumë se një muaji e gjysmë, Goxhaj kundërshtoi ekstradimin dhe e cilësoi arrestimin si heqje të paligjshme të lirisë, ndërsa vetëm më herët Apeli vendosi lirimin e tij.  Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës kishte lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?
YouTube player