KryesoreLajme

8 dhjetori, aktivistët protestë përpara Ministrisë së Arsimit! Tubimi me valixhe si simbol të emigirimit masiv të të rinjve nga vendi: Demokracia në rrezik

Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin në Tiranë zgjodhën 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Aktivistët protestuan me valixhe ku kishin bashkëngjitur pankartat e tyre, si simbol të për të evidentuar largimin masiv të të rinjve shqiptarë nga vendi.

“Dita e sotme na gjen në krizën më të madhe të besimit tek e ardhmja”- Ky ishte mesazhi që u përcoll nga të rinjtë ndërsa shtruan edhe problematikat që sipas tyre janë më të mëdhatë në Shqipëri. Mungesa e perspektivës, kostot e larta të jetesës, korrupsioni në nivele të larta, rënia drastike e nivelit të arsimit, minimi i demokracisë ishin disa prej arsyeve kryesore që i nxiti aktivistët të protestonin ditën e sotme, që përkon me kthesën historike të vendit nga regjimi komunist në atë demokratik.

Lexo më shumë  Për Srebrenicën, për shqiptarët, për Njerëzimin!

Sidoqoftë, rinia dhe populli shqiptarë jetojnë ende në një demokraci të brishtë, ku problematikat e shtetit janë shumë të mëdha, ku prej 33 vjetësh qeverisin të njëjtat forca politike dhe ku ideologjitë mbeten thjesht për populizëm.

YouTube player