Lajme

Nëse Radoiçiqi udhëton jashtë Serbisë, do të arrestohet e ekstradohet në Kosovë

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftarajh, ka thënë se nëse ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ndaj të cilit INTERPOL-i ka lëshuar fletarrest ndërkombetar pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, do të guxojë të udhëtojë jashtë Serbisë, atëherë ai do të arrestohet dhe do të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Kosovë.

“Tash nëse Radojçiqi guxon e udhëton jashtë Serbisë, i njëjti në bazë të fletarrestit të lëshuar nga UNMIK-u në emër të Kosovës, në parim do të arrestohet në atë shtet, dhe do të fillojnë procedurat e ekstradimit në Kosovë”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Lexo më shumë  Rama lëshon Ballukun/ Top Channel nis sulmin: "Pse SPAK vonon kërkesën për arrestimin"

Miftaraj u shpreh se fletarresti ndaj Radoiçiqit dhe 20 anëtarëve të grupit të uniformuar serb, që kryen sulmin terrorist në Banjskë, është i Republikës së Kosovës.

“Fletarresti ndërkombëtar ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve është iniciuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Fletarresti i lëshuar është i Republikës së Kosovës. UNMIK-u vetëm e vendos në sistemin e INTERPOL-it, sikurse vendos dhjetëra fletarreste të tilla brenda vitit sipas kërkesave të autoriteteve gjyqësore të Republikës së Kosovës. Në lëshimin e këtij fletarresti s’ka dorë asnjë shtet tjetër përveç Republikës së Kosovës, sepse s’kanë as drejtë, as autoritet e as mundësi që të bëjnë një të tillë”, ka shkruar Miftaraj.

  • Sipas tij, fletarresti i lëshuar s’ka lidhje e as nuk mund të ketë lidhje me ndonjë masë ndaj Serbisë nga BE-ja.
Lexo më shumë  Nafta shkon 229 lekë, qeveria shqiptare nuk merr as edhe një masë të vetme

Rruga Press

YouTube player