Sport

“Tokyo 2020”: Bie miti Uchimura, rrëzohet nga paralelet. Japonia në “zi”!

Ai ra gjatë ushtrimeve në paralele, duke humbur një kapje, siç bëri të mërkurën në stërvitje.

Drama e tij sportive tani është ajo edhe të gjithë Japonisë. Kohei Uchimura, kampion olimpik , dështoi për të koleksionuar suksese të rinj. ‘Mbreti’ Kohei, në moshën 32 vjeç, mund të jetë drejt perëndimit…

Ai përfundoi rutinën e garës, mori disa duartrokitje të dashura (edhe Qendra Ariake natyrshëm nuk ka një audiencë), u dha lamtumirën gjyqtarëve dhe me trishtim u largua nga skena. Mori kualifikimin duke kaluar një derë dytësore, në ekstremis dhe vetëm pas një play-off, i lodhur dhe i mavijosur, i dëmtuar në shpinë dhe në pamundësi për të gjetur stilin që e kishte bërë unik, ai ngriti flamurin e bardhë.

Në javët përpara Lojërave, Kohei Uchimura kishte lënë të kuptohet se kjo mund të ishte gara e fundit e tij. Ishte një këngë mjellme. E kaluara nuk është fshirë, karriera mbetet e lavdishme. Por një ‘mbretëri’ në Tokio është shembur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *