Bota

SHBA-ja ua ndalon hyrjen në vend kolonëve izraelitë që sulmuan palestinezët në Bregun Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi të martën një politikë të re për të parandaluar ardhjen në Shtetet e Bashkuara të kolonëve ekstremistë izraelitë përgjegjës për dhunën në Bregun Perëndimor.

“Sot, Departamenti i Shtetit po zbaton një politikë të re të kufizimit të vizave, i cili synon individët që besohet se kanë qenë të përfshirë në minimin e paqes, sigurisë ose stabilitetit në Bregun Perëndimor, duke përfshirë kryerjen e akteve të dhunës ose marrjen e veprimeve të tjera që kufizojnë në mënyrë të padrejtë qasjen e civilëve në shërbimet thelbësore dhe nevojat themelore”, tha ai duke shtuar se “anëtarët e afërt të familjes së personave të tillë gjithashtu mund t’i nënshtrohen këtyre kufizimeve”.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Departamenti i Shtetit do të jetë në gjendje të zbatojë politikën si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët që janë përgjegjës për sulmet në Bregun Perëndimor, raporton cnn.

Blinken tha se SHBA do të vazhdojë të angazhohet me udhëheqjen izraelite për të “bërë të qartë se Izraeli duhet të marrë masa shtesë për të mbrojtur civilët palestinezë nga sulmet ekstremiste”.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofensivë ndaj militantëve të Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorist në territoret izraelite.

YouTube player