Lajme

Qeveria Italiane miraton marrëveshjen kontaverse me Shqipërinë për emigrantët

Këshilli i Ministrave të Italisë i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes kontraverse me Shqipërinë për emigrantët.

Qeveria Italiane e ka miratuar pasditen e sotme marrëveshjen që u nënshkrua nga kryeministrat Georgia Meloni dhe Edi Rama më 6 nëntor në Romë.

Pas aprovimit nga qeveria italiane, drafti do të kalojë në Parlament për miratim.

Marrëveshja ka të bëjë me strehimin e emigrantëve në Shqipëri përmes dy qendrave; ajo e pritjes në Shëngjin dhe ajo e akomodimit në Gjadër.

Të dyja strukturat do të ngrihen dhe administrohen nga qeveria italiane, e cila do të mbulojë të gjitha shpenzimet.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Kështu emigrantët e shpëtuar në Mesdhe do të ngjiten në bordin e anijeve italiane dhe do të kalojnë filtrin e parë në Shëngjin ku do të tentohet identifikimi dhe më pas do të kryhet verifikimi për gjendjen shëndetësore.

Janë parashikuar rrugë të ndryshme kalimi për ata me sëmundje apo ata që do të duhet të qëndrojnë në paraburgim.

Struktura e Gjadrit për emigrantët që do të presin përgjigje për azilin ose ata që nuk kanë të drejtë të hyjnë në Itali dhe që duhet të riatdhesohen do të ketë një sipërfaqe rreth 77 mijë metra katrore. Aty do të ndërtohen 10 ndërtesa që do të presin maksimumi 3 mijë persona njëkohësisht.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, Italia do të duhet paguajë 16.5 milionë euro ndaj Shqipërisë.

Edhe Qeveria shqiptare e ka miratuar draftin nga ana e saj dhe e ka dërguar në Parlament për t’u miratuar në seancën e 21 dhjetorit, raportojnë mediat në Shqipëri.

Marrëveshja nuk është pritur mirë nga partitë opozitare në të dyja vendet, pasi vlerësojnë se shkelen të drejtat bazike të njeriut.

YouTube player