Bota

“Nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë”/ Baerbock thotë se Vuçiqi po e tensionon situatën në Kosovë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe ajo e Sllovenisë, Tanja Fajon dhanë garanci se do të shtyjnë përpara anëtarësimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim, kryediplomatja gjermane kritikoi shefin e shtetit serb se po nxit tensione në rajon, kurse homologia e saj sllovene foli për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.Ministrja gjermane kritikoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se po nxit tensione në Kosovë

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Baerbock gjithashtu kritikoi Vuçiqin se njëkohësisht po ndjek linjën e përafrimit me Bashkimin Evropian, por edhe të relacioneve të mira me Rusinë.

“Kur flasim për zgjerimin, është thelbësore që nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë”, tha ministrja e Jashtme gjermane, duke iu referuar politikave të presidentit serb.

Ndërkohë, Fajon deklaroi se është shumë e rëndësishme të mos harrohet Ballkani Perëndimor, njëkohësisht me procesin e anëtarësimit të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Rruga Press

YouTube player