Drejtuesit zviceranë dhe japonezë bien dakord të eksplorojnë azhurnimin e marrëveshjes tregtare
Presidenti zviceran Guy Parmelin, tha se lidhjet ekonomike ishin të forta dhe marrëdhëniet midis dy vendeve ishin të shkëlqyera, pas takimit të tij me kryeministrin japonez Yoshihide Suga në Tokio të shtunën.
Parmelin, i cili kryeson gjithashtu ministrinë e ekonomisë, theksoi nevojën, për të azhurnuar marrëveshjen dypalëshe të tregtisë së lirë 2009, veçanërisht për të përmirësuar hyrjen në treg për Zvicrën, tani që Japonia ka një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian. Suga, tha se ishte i gatshëm të studionte mundësitë për ta bërë këtë.
Pas vonesave në bisedime për shkak të pandemisë Covid-19, diskutimet teknike tani do të fillojnë midis vendit alpin dhe partnerit të tij të dytë, më të rëndësishëm tregtar në Azi.
Gjatë takimit të tij, Parmelin mirëpriti gjithashtu hapjen e një zyre të re të swissnex, rrjetit zviceran për arsim, kërkim dhe inovacion, në konsullatën në Osaka. Zyra është vendosur të fillojë punën në 2022.
Takimet e anuluara
Takimi me Suga, ishte takimi i parë zyrtar i presidentit, gjatë qëndrimit të tij në Japoni. Parmelin u detyrua të anulonte takimet e planifikuara të premten me Perandorin Naruhito dhe ministrin e jashtëm Toshimitsu Motegi, pasi problemet teknike me avionët e liderit zviceran, vonuan mbërritjen e tij në Tokio.
Parmelin arriti në kohën e duhur, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Verore në kryeqytetin Japonez. Të shtunën, Parmelin do të takohet gjithashtu me Thomas Bach, President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

