Lajme

KQZ ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përmes një njoftimi për media ua ka shpjeguar qytetarëve se si mund ta ndërrojnë qendrën e votimit.

KQZ thotë se qytetarët mund ta mësojnë për ta ndërruar qendrën e votimit përmes aplikacionit:

 http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

“Pasi të aplikoni për ndërrimin e Qendrës së Votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e bërë nga KQZ.

Lexo më shumë  Zulfaj tregon prioritetet e Qeverisë së Kosovës për rrugën drejt BE-së

KQZ bën të ditur se ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës tuaj mund ta bëni deri më 7 shtator 2021.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *