Parashikimi i Sneider për Euro 2024: Shqipëria do të jetë ekipi surprizë!
Shqipëria zhvilloi një kampionat kualifikuesesh mjaft pozitiv, teksa ia doli të kualifikohet në Euro 2024 si e para e grupit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinho tejkaluan të gjitha parashikimet e opinionit sportiv në Evropë, duke lënë mbrapa skuadra me emër si Çekia dhe Polonia.
Sot, në orën 18.00, Shqipëria njihet me kundërshtarët që do ketë përballë. Ish-futbollisti holandez, Wesley Sneider ka bërë parashkimet e tij rreth Evropianit. Sipas tij, kombëtarja e Shqipërisë do të jetë surpriza e evenimentit që luhet në verën e ardhshme. Nëse parashikimi i tij do jetë i saktë apo jo, kjo mbetet të shihet.
Rruga Press