Ministrja Gërvalla përuron zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në Senegal
I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar se Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka përuruar zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në këtë shtet.
“Inaugurimi i Kancelarisë së re të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal nga ministrja Gërvalla-Schwarz dhe Aliou Sow, Ministër i Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Republikës së Senegalit”, ka shkruar ai në ‘X’.
Rruga Press