Bota

Protestat kundër bllokimit ‘pushtojnë’ të gjithë Australinë ndërsa rastet me Covid-19 rriten në nivele rekord

YouTube player

AUSTRALI- Protestuesit kundër bllokimit kanë marshuar në qytetet kryesore australiane, ndërsa rastet e Covid-19 shënuan një numër rekord në Sidnei dhe autoritetet paralajmëruan për një “problem të vazhdueshëm dhe në rritje”.

Protestuesit mbajtën banderola, përfshirë një që lexonte: “Kjo nuk ka të bëjë me një virus, por ka të bëjë me kontrollin total të qeverisë ndaj njerëzve“.

Lexo më shumë  Bllokohet sërish Hormuzi nga Irani, reagon Shtëpia e Bardhë: Libani nuk ishte pjesë e negociatave

Sipas Guardian, mijëra njerëz të zemëruar dhe të maskuar marshuan nëpër distriktin qendror të biznesit të Sidneit të Shtunën pasdite duke kërkuar një fund të bllokimit të qytetit, i cili po hyn në javën e pestë.

Pasi protestuesit u shpërndanë, ministri i policisë i Uellsit të ri jugor, David Elliott, njoftoi formimin e një force goditjeje për të identifikuar secilin prej 3,500 protestuesve të cilët dolën në rrugët kryesore të qytetit. Elliott tha se 57 persona u arrestuan dhe disa oficerë policie ishin sulmuar.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm estonez: Ukraina duhet të mbetet prioritet mes luftës me Iranin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *