KryesoreLajme

Kryeministri Kurti për zgjedhjet në Serbi: Është interes i shqiptarëve të Luginës të jenë sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si qeveri vazhdimisht mbështesin shqiptarët në Luginë, dhe se është në interes të shqiptarëve që të fitojnë sa më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi, më 17 dhjetor.

Kurti këto deklarime i bëri gjatë vizitës së tij në komunën e Gjilanit.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Si qeveri ne vazhdimisht po e rrisim buxhetin i cili i dedikohet shqiptarëve atje, jemi të interesuar të mbështesim shqiptarët atje. Sa i përket zgjedhjeve, ne japim kontributin tonë, interesi është të jenë sa më shumë të përfaqësuar në kuvend. Nuk e di se si do të shkojnë zgjedhjet, Serbia nuk është vend demokratik”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e ministrit Liburn Aliu se Kosova është e përkohshme, Kurti refuzoi të japë ndonjë koment. 

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player