Lajme

AKP-ja fiton rastin gjyqësor në Mal të Zi dhe kthen 8 asete

Agjencia Kosovare e Privatizimit përmes një komunikate njofton se e ka fituar rastin dhe ka kthyer 8 asete të KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë Kosovë në Mal të Zi në emër të kësaj ndërmarrje.

Në njoftim thuhet se AKP-ja në fillim të këtij viti e ka kuptuar që 8 asete në Mal të Zi të KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë Kosovë janë shitur nga Agjencia për Likuidimin e Personave Juridik Privat të Republikës së Serbisë dhe janë regjistruar në emër të personave fizik në Drejtorinë Kadastrale në Podgoricë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“AKP ka parashtruar ankesë kundër aktvendimit të datës 24.01.2023 të Drejtorisë Kadastrale në Podgoricë lidhur me ndërrimin e titullarëve të pronësisë në asetet e KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë Kosovë, në Mal të Zi, në shkallën e dytë administrative kompetente, që është: Ministria për Planifikim, Urbanizëm dhe Pronë e Republikës së Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

“Më 29 nëntor 2023, AKP ka pranuar aktvendimin e shkallës së dytë administrative (“Broj:07-2-1083/2008”), në Podgoricë, me të cilin është aprovuar ankesa e AKP-së, duke anuluar aktvendimin e Drejtorisë për Kadastër në Podgoricë, me të cilin këto asete ishin regjistruar në emër të personave fizik në Podgoricë, pasi që ishin shitur nga Agjencia për Likuidimin e Personave Juridik Privat të Republikës së Serbisë në mënyrë të paligjshme”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Tutje, thuhet se si rezultat i ankesës së AKP-së, Shkalla e Dytë Administrative në Podgoricë e ka aprovuar ankesën e AKP-së me ç ‘rast 8 asetet janë rikthyer në emër të KBI Kosova-Export Industria e Mishit Fushë Kosovë.

YouTube player