Lajme

Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për “paga dhe shtesa” për muajin nëntor

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen elektronike” të mbajtur të mërkurën, ka ndarë 7 milionë e 54 mijë euro për “paga dhe shtesa” për muajin nëntor.

Në mbledhjen e Qeverisë po ashtu është miratuar për shqyrtim kërkesa për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të P.SH IGK “Ballkanit” të dikurshëm, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Lexo më shumë  Diktatori i flamingove nuk mund të ndalojë fluturimin e lirë të shqiponjave

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka: ndarë 7,054,092.00 € për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2023; ka miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lexo më shumë  Pas 18 vitesh me probleme dëgjimi, pacientes në QKUK i rikthehet dëgjimi falë një operacioni

Rruga Press

YouTube player