Lajme

“Avancimi e ngritja profesionale”, ushtarakët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë shkëmbejnë përvojat

Një delegacion i ushtarakëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qëndruar për vizitë dyditore në Shqipëri, nga ku është takuar me krerët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH).

Në njoftimin e FSK-së, thuhet se delegacioni i kryesuar nga Kolonel Ahmet Ajeti, u prit në takime të ndara nga ushtruesi i detyrës së Komandantit të Akademisë së FARSH-së, Kolonel Bardhyl Nuredinaj, teksa si arsye e këtij takimi ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe FARSH-it.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Gjatë vizitës dy ditore janë shkëmbyer përvoja dhe janë diskutuar fusha të reja të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy ushtrive me fokus avancimin e ngritjes profesionale të ushtarakëve në Qendrat e trajnimit të FARSH-së dhe FSK-së”, përfundon njoftimi i lëshuar nga FSK.

Rruga Press

YouTube player