Lajme

Presidentja Osmani takon Grupin Avokues për Mbrojtjen e Grave, shpreh bashkëpunim për avancimin e të drejtave të tyre

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Grupin Avokues për Mbrojtjen e Grave, grup jo-formal i përbërë nga 12 organizata jo-qeveritare, ku përfshihen organizata nga grupe të cenueshme, strehimoret në Kosovë si dhe organizata të cilat kanë për qëllim angazhimin në promovimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e dhunës në familje.

“Presidentja Osmani është njoftuar nga afër lidhur me sfidat të cilat po përballen gratë në Kosovë, dhe nevojën e vazhdueshme për plotësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore e cila garanton mbrojtje për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Sipas njoftimit, presidentja Osmani është shprehur e hapur për bashkëpunim të mëtejmë dhe koordinim të ngushtë me organizatat në këtë drejtim dhe në fusha të tjera të cilat garantojnë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave në vend.

Rruga Press

YouTube player