Lajme

Ministri Murati: Familjet në asistencë sociale këtë muaj mbështeten për blerjen e druve të zjarrit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit.

“Secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit”, ka njoftuar Murati.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Murati ka njoftuar se në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë për të tejkaluar dimrin me sa më pak vështirësi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë kanë miratuar ndarjen e 5 milionë eurove nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian (BE).

“Mbështetja financiare për këtë masë vjen nga Pakoja Energjetike e finacuar nga Bashkimi Evropian, e cila kap vlerën 75 milionë euro në total”, ka njoftuar tutje ministri.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Sipas tij, gjatë ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe MFPT-ja do të njoftojë me kohë edhe përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase.

Rruga Press

YouTube player