KryesoreLajme

Kurti flet për FSK-në: Përveç çizmes në tokë, ajo tani ka sy edhe në qiell me dronët Bayraktar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka folur për 2/3 e mandatit të tij qeverisës.

Duke përmendur të arriturat e qeverisjes së tij, Kurti ka shpalosur detaje për Ushtrinë e Kosovës.

Përveq rritjes së buxhetit, Kurti u shpreh se investimet në Ushtrinë e Kosovës janë rritur gjithashtu për 191 për qind.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet dyfish më shumë krahasuar me atë që kishte dhe atë po e rrisim çdo vit. Ia shtuam 1852 ushtarë të rinj dhe 600 tjerë i kemi paraparë për vitin e ardhshëm. Ka armatim më shumë sepse investimet i kemi rritur 191% gati trefishin”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se “përveç çizmes në tokë ushtria jonë tani ka sy edhe në qiell me dronët Bayraktar”.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
YouTube player