KryesoreLajme

32 muaj qeverisje – Kurti i thur lavde kabinetit të tij qeverisës, përmend disa të arritura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka folur për 2/3 e mandatit të tij qeverisës, ku nguroj të thur lavde për kabinetin qeverisës.

“Nesër bëhen 32 muaj që nga dita e parë e qeverisjes tonë apo 2/3 e mandatit katër vjeçar. Janë data si këto që na shërbejnë si moment reflektimi mbi atë që kemi arritur si ekip, por edhe për të kujtuar se koha për t’i përmbushur zotimet e respektuar pritjet e qytetarëve sa vjen e pakohet”, tha Kurti para kabinetit qeverisës.

Kryeministri shtoi se çdo dit na përkujtohet secilit prej nesh se çfarë nuk është bërë e çfarë ka mbetur të bëhet.

Kurti përmendi disa të arritura gjatë qeverisjes së tij duke filluar nga pandemia COVID-19.

“Në përballje me pandeminë COVID-19, kur Kosova nuk kishte asnjë vaksinë dhe kishte mbetur e fundit dhe e vetmja në rajon që nuk kishte filluar vaksinimin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes tonë siguruam mbi 2 milionë vaksina. Tetë muaj pas imunizuam 60% të popullsisë së rritur siç kishim premtuar, dhe nga të fundit në rajon u bëmë vendi i parë në Ballkan për nga shkalla e vaksinimit të popullatës”, tha Kurti.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kryeministri shtoi se rritjen ekonomike dhe të hyrat tatimore i shpërndamë te qytetarët, veçanërisht në përballje me inflacionin dhe krizën energjetike.

“Mbështetem subvencionimin e tarifave të energjisë, faturave të energjisë elektrike… mbështetem studentët, familjet në nevojë, pensionistët e zyrtarët publikë, punësimin e të rinjve etj.

Arsimin publik të lartë e kemi bërë falas, 43 mijë studentë ndjekin studimet e tyre në nivelin bachelor dhe master si e drejtë që ju takon e jo si shërbim për të cilin duhet paguar”, tha Kurti më tej.

Kryeministri foli edhe për sektorin e bujqësisë, ku lavdëroj mbështetjen ndaj fermerëve.

“Me mbi 214 milionë euro mbështetje financiare deri më tani, fermeri sot në Kosovë është fermeri më i përkrahur në rajon”, tha Kurti.

Ai foli edhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

“Lojërat Mesdhetarë 2030 arritëm ti sjellim në Kosovë. Kjo do të jetë ngjarja më e madhe sportive që vendi ynë e organizon si nikoqir”, tha Kurti.

Kurti ka folur edhe për veriun. Ka thënë se janë mbyllur shumë rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë.

“Sot në katër komunat tona në veri, ka më shumë qetësi e siguri për qytetarët tanë”, ka shtuar ai duke thënë se janë bërë mbi 2100 konvertime të targave ilegale në RKS dhe se është rritur interesimi i serbëve për pasaporta të Kosovës.

YouTube player