Sa më shumë e ledhatojnë Vuçiqin, aq më putiniste bëhet Serbia
Shkruan Donik Sallova
Stoltenberg e ledhatoi me delikatesë Vuçiqin në Beograd, duke i thënë me kujdesin më të madh se “grumbullimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën nuk i ndihmon shtensionimit të situatës”. Delikatesës aspak ushtarake të Sekretarit të NATO-s, Vuçiq iu përgjigj me kërcënimin autentik se “Serbia nuk e pyet askë se ku e vendosë ushtrinë e saj, sepse këtë e bën në përputhje me kushtetutën e Serbisë”.
A ishte ky një paralajmërim për Stoltenbergun se në emër të kushtetutës hegjemoniste, Serbia nesër mund t’ia legjitimojë vetës një sulm ndaj Kosovës?
Ndoshta, nëse Stoltenberg do t’i thoshte Vuçiqit se ushtria serbe në kufi me Kosovën është nxitje e tensioneve në Ballkan dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për NATO-n si garantuese e kufirit të Kosovës, atëherë Vuçiqi do të mendohej para se të justifikonte me arrogancë rrethimin e Kosovës me ushtri e armatim ofensiv. Sa më shumë e ledhatojnë Vuçiqin, aq më putiniste bëhet Serbia!
Rruga Press