Kush ka bërë dy dozat e Pfizer ose AstraZeneca nuk preket nga virusi DELTA
Shkencetarët pohojnë se varianti i virusit Delta mbetet shumë i rrezikshëm. Por kush ka bërë dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca nuk do ketë shqetsime.
Studimi, i publikuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Sipas studimit të ri, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88 për qind efektive në parandalimin e variantit Delta, krahasuar me 93.7 për qind efektivitet kundër variantit Alfa. Dy doza të AstraZeneca-s, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa.
Ndërsa për vaksinat e tjera nuk japin garanci.