Sport

Data dhe ora se kur do t’i mësojë Shqipëria emrat e kundërshtarëve për Euro 2024

Shqipëria ka arritur për herë të dytë që të sigurojë vendin e saj në një Kampionat Evropian (hera e parë në 2016), pasi në vitin 2024 do të jetë në Gjermani.

Kombëtarja kuqezi, e udhëhequr nga trajneri Sylvinho, e ka siguruar kualifikimin në turneun madhështor, duke e mbyllur fazën kualifikuese si lider i grupit.

Tani sytë janë kthyer te përcaktimi i kundërshtarëve që kombëtarja do të përballet në këtë event që shumë i presin me padurim.

Zbulimi i ekipeve kundërshtare pritet të bëhet së shpejti, pasi shorti për Euro 2024 është caktuar të mbahet më 2 dhjetor.

UEFA ka planifikuar të organizojë ceremoninë në këtë datë në ora 18:00 në Hamburg, gjatë së cilës do të përcaktohet rrugëtimi jo vetëm i ekipeve të kualifikuara, por edhe atyre që janë ende në pritje të pjesëmarrjes, pasi në mars do të luajnë në raundin e play-off-it.

Shorti do të realizohet duke lënë hapur tre vende për skuadrat e play-off-ve, të cilat do të konfirmohen zyrtarisht si pjesëmarrëse në turne vetëm pasi të kenë përfunduar ndeshjet e tyre në mars.

Një detaj interesant është se Gjermania, si vend pritës, është e vetmja skuadër që e ka të garantuar grupin e saj.

Gjermanët do të jenë automatikisht në Grupin A si ekipi i parë, duke u siguruar kështu që të luajnë ndeshjen hapëse të turneut më 14 qershor 2024.

YouTube player