Shqiptarja e suksesshme për të cilën nuk flitet aq shumë
Elena Lucrezia Peshkopia, e lindur në vitin 1646 në Venezia. E bija e Giovani (Gjon) Cornaro Peshkopia. Të parët e tyre, të ardhur nga Arbëria, direkt pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe rënies së Krujës e pastaj të Shkodrës, si shumë familje të tjera u stabilizuan në Venezia si një familje fisnike Arbërore.
Gjon Peshkopia, arkëtari i Katedrales së “Shën Markut” të Venezias, pozicion ky shumë i lakmuar dhe i respektuar për kohën nga fisnikët italianë, e lindi vajzën e tij Helenën, me Zaneta-n, një fshatare jashtë hierakisë fisnike të kohës, gjithashtu në një lidhje jomartesore asokohe, e për pasojë, vajzës së tyre nuk i njiheshin privilegjet e pasardhësit të një familjeje fisnike. Vetëm më vone, pasi Giovani dhe Zhaneta lidhën kurorë, teksa vajza e tyre ishte rritur, Elena u konsiderua si një pasardhëse e familjes fisnike Peshkopia.
Elena Lucrezia Peshkopia, studioi ne “Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi” (Shkolla shqiptare Santa Maria dhe San Gallo), me rezultate te shkëlqyera. Shkolle shqiptare e themeluar që në vitet 1432 nga fisnikët arbër dhe që për 2 shekuj e më shumë studiuan shumë shqiptarë.
Është e para femër në botë, që ka mbrojtur Doktoraturën, me tezat mbi Aristotelin. Një femër poliglot-e, që zotëronte plot shtatë gjuhë (përveç shqipes), diçka shumë e rrallë për kohën! Ajo njihej për zotërimin ekselent të latinishtes, greqishtes, frengjishtes dhe spanjishtes, që në moshën 7 vjeçare. Më pas në moshë madhore studioi dhe përvetësoi hebraishten dhe arabishten, ku në ambjentet akademike të kohës njihej me nofkën “Orakulli 7-gjuhësh”. Studimet e saj të mëvonshme u shtrinë në lëmin e matematikës, teologjisë dhe filozofisë..
Elena Peshkopia ishte edhe një kombozitore mjaft me emër e kohës, ku zotëronte edhe luante veglat e Harpës dhe Violinës. Në vijimësi, ajo studioi fizikën, gjuhësinë dhe astronominë.
Kur univeristeti i Padovës deshi ta diplomojë në teologji, fillimisht Kardinali Grigorio Barbaricio refuzoi, me pretendimin se ajo është femër (parë në konotacionin kohor të mendësisë). Por më pas, u detyrua të tërhiqej, gjë që i krijoji hapësirë shqiptares, që më pas te mbrojë edhe Doktoraturën në filozofi. Diploma e saj u dorezua në Katedralen e Padovës, me pjesmarrjen e senatorëve të Venezias, shumë profesorëve nga Univeristeti i Bolognës, Napolit, Romës, etj. Por edhe shumë elementë të aristokracisë italiane të kohës. Ajo referoi në latinisht mbi tezat filozofike të Aristotelit, ku fitoi simpati të madhe në rrethet aristokratike dhe akademike.
Ajo u bë më pas një nga lektoret më të spikatura në Universitetin e Padovës.
Elena Peshkopia, është shpallur dhe konsideruar gjerësisht si gruaja më e ditur e shekullit 17-të në Europë..
Ajo fatkeqësisht, vetëm pas 6 vitesh që u doktorua, ndërroi jetë në moshë shumë të re, në vitin 1684, nga sëmundja e tuberkulozit. Duke lënë në mes një karrierë të ndritur, vetëm në moshën 38 vjeçare.
Statuja e saj u vendos në Universitetin e Padovës, një ndër universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze në Europë. Gjithashtu, porteti i saj në përmasa prej shtatë metrash, qëndron në dritaren e bibliotekës “Frederick Ferris Thomson” të New York, në SHBA.
Rruga Press