KryesoreLajme

Osmani: Nëse Serbia s’përballet me asnjë masë, inkurajohet për sulme të tjera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjendet në Kosovë në një kohë shumë sfiduese për sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ajo ka thënë se Kosova është shtet i ri dhe demokratik, duke shtuar se liria e vendit është rezultat edhe i NATO-s.

Ka shtuar se janë falënderues për ushtarët e NATO-s që po japin kontribut për paqe dhe stabilitet të cilat sipas saj, janë duke u cenuar nga Serbia.

“Siç jeni në dijeni më 24 shtator u vra një polic në Banjskë, të dhënat e hetimeve zyrtare konfirmojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi, si në aspektin e organizimit, po ashtu edhe financimit. Në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e një akti të tillë duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë për sulmin dhe agresionin terrorist të 24 shtatorit dhe po ashtu për sulmin e majit ndaj KFOR-it. Në vend se t’i ekstradojë terroristët, Serbia vazhdon t’i mbështesë ata në planifikim të sulmeve të reja ndaj Kosovës”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Ka shtuar se nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë, do të jetë inkurajim për sulme të tjera.

Osmani ka thënë se Policia e Kosovës është multietnike dhe është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me KFOR-in.

Ajo ka thënë se Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër.

“Anëtarësimi në NATO është qëllim i Kosovës. Përfshira në partneritetin për paqe e pastaj edhe anëtarësimi në NATO është garanci për rajonin. Stërzgjatja e këtij procesi prodhon pasoja”, ka shtuar ajo.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Sipas saj NATO mund t’i dërgojë mesazhe të qarta Serbisë, duke kërkuar tërheqjen e forcave të grumbulluara në kufi me Kosovën.

Ka shtuar se Kosova e ka dëshmuar vetën si partner i vazhdueshëm i NATO-s.

Rruga Press

YouTube player