Forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit, shefi i NATO-s raportohet se është futur në Kosovë
Forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur mbi Urën e Ibrit mëngjesin e së hënës. Kjo për shkak të vizitës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Kosovë, i cili ndër të tjera pritet t’i adresohet komandantit të KFOR-it në Kosovë në kampin “Nothing Hill” i cili gjendet në veri.
Ndërkaq raportohet se Stoltenbergu tashmë ka mbërritur në Kosovës përmes pikës kufitare Merdare.
Për këtë shkak komunikacioni në atë drejtim ka qenë i bllokuar për më shumë se një orë, me prezencë të madhe të Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it.
Stoltenberg është duke qëndruar në Kosovë në kuadër të vizitave të tij të cilat do t’i zhvillojë edhe në Serbi, Bosnjë Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut.
Ai pritet që të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, ndërkaq në Serbi do t’i takojë krerët e shtetit po ashtu.
Rruga Press