Lajme

Politikani serb, Bogdanoviq: Gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë kryer

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq përmes një postimi në platformën “X”, ka  folur për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ai thotë se duhet krijuar themele të reja të bashkëpunimit, ndërsa i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë bërë në Kosovë.

“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, ka pohuar ai.

Lexo më shumë  Arta Dade godet fort Ramën: Socialistët e vërtetë janë në protestë, jo në antimitingun e organizuar me administratë dhe presion

Ndryshe, politikani serb edhe më herët ka bërë disa reagime ku ka kundërshtuar veprimet e presidentit serb.

Lexo më shumë  Qindra llogari bankare, vila, pasuri marramendëse të sekuestruara/ SPAK reagon zyrtarisht për dosjen "Aruba"
YouTube player