LAJMI I FUNDIT/ Policia kap djalin e Azem Hajdarit me drogë në makinë
Policia ka shoqëruar djalin e vogël të Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me të atin.
23-vjeçari Azem Hajdari është shoqëruar nga “blutë” pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash.
Së bashku me të është shoqëruar edhe një shok i tij që ndodhej në të njëjtën makinë, raporton panorama.
Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit, ku u ndaluan nga policia për kontroll. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me aksionin në fjalë.
Rruga Press
Lexo më shumë Hiqet nafta falas për 50 mijë fermerë në Shqipëri, akuza: “Po e marrin patronazhistët”

