Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg viziton Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga 19 deri më 22 nëntor 2023 do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se të dielën, më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të ketë një darkë pune me anëtarët e Presidencës.

Në të njëjtën ditë, më 19 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, raporton Telegrafi.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Stoltenberg dhe Osmani do të mbajnë një konferencë për media në ora 16:10.

Ai gjithashtu viziton kampin Nothing Hill të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave të KFOR-it.

Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

Të martën, më 21 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd.

Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Të mërkurën, më 22 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët nga rajoni.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, kryeministri i Malit të Zi,  Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë.

YouTube player