Lajme

Kryeministri Kurti takon ambasadorët gjerman nga rajoni dhe Berlini – flasin për rrugën drejt BE-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorët tjerë gjerman në rajon si dhe nga Berlini.

Ambasadori Rohde në platformën “X”, ka shpërndarë një fotografi nga takimi, teksa ka pohuar se në takim kanë diskutuar për çështjet rajonale.

Lexo më shumë  Margetiq: Njësi çetnike dhe dokumente zyrtare, dëshmi për praninë e Vuçiqit në rrethimin e Sarajevës

“Së bashku me kolegët gjerman nga rajoni dhe Berlini, e nisa ditën me një diskutim nxitës për çështjet rajonale dhe rrugën drejt Bashkimi Evropian”, thotë ambasadori.

Tutje, ai ka falënderuar kryeministrin Kurti për dialog, siç ka shkruar ai, të thellë dhe të sinqertë. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Mbajtja e ligjeratave për Gjykatën Speciale nëpër shkollat e Kosovës u bë me marrëveshje të nënshkruar nga ish ministri Arsim Bajrami dhe Faton Fetahu, tani avokat i PDK-së
YouTube player