Lajme

Kurti: Nuk do të ketë zbrazje të Kosovës as pas 1 janarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është përgjigjur kritikave të opozitës për zbrazje të Kosovës.

Kurti ka thënë se nuk ka zbrazje po ka emigrim. Kryeministri shtoi se as pas 1 janarit kur edhe qytetarët do të lëvizin pa viza nuk do të ketë zbrazje.

“Unë nuk mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini se ata që do të shkojnë tash pa viza në zonën Shengen duhet të kthehen”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Kryeministri më tej shtoi se si zotim kryesor si qeveri e kanë pasur punësimin dhe drejtësinë.

“Për më pak se 3 vjet ka më shumë se 16% rritje të punësimit. Sa i përket drejtësisë është e vërtetë që aty kemi edhe më tutje pengesa ndonëse sundimi i ligjit e sidomos luftimi i krimit e korrupsionit është vërtetuar edhe nga organizata prestigjioze që Kosova qëndron më së miri në Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën
YouTube player