Sport

Kosova ende ka shanse për t’u kualifikuar në Euro 2024, ky është skenari që e dërgon në Gjermani

Përfaqësuesja e Kosovës është ende në lojë dhe ka shanse, edhe pse minimale, për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Dardanët fituan me rezultat minimal 1-0 ndaj Izraelit në ndeshjen kualifikuese të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës.

Në anën tjetër, Zvicra barazoi me rezultat 1-1 në ndeshjen tjetër të mbetur me Izraelit, duke lënë të hapur Grupin I.

Momentalisht, Helvetikët dhe Rumania i prijnë grupin me nga 16 pikë nga tetë ndeshje të zhvilluara, ndërsa pas tyre vjen Izraeli me 12 pikë dhe Kosova me 10 pikë.

Lexo më shumë  Ish-ministri dhe deputeti gjerman, Michael Roth e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

Megjithatë, matematikisht asgjë nuk ka përfunduar dhe Kosova ende ka shanse për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Skenari që e dërgon Kosovën në Euro 2024

Në dy ndeshjet e ardhshme, Dardanët duhet të dalin me pikë të plota ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, në mënyrë që të provojnë shanset e tyre për kualifikim.

Megjithatë, kjo nuk ia siguron kualifikimin, pasi duhet të shpresojnë që Rumania të mposhtë Zvicrën e të barazojë ose fitojë ndaj Izraelit.

Lexo më shumë  Marrëdhëniet Kosovë-Mali i Zi, Konjufca takon zëvendëskryeministrin Gjeloshaj

Në rast se ndodh ky skenar i vështirë, por jo i pamundur – atëherë Rumania do të renditej e para në Grupin I dhe Kosova e dyta.

Standings provided by Sofascore
YouTube player