Lajme

Kryeministri Kurti: Shtatorja e Vokrrit shënon sfidat dhe sakrificat që sporti kosovar ka kaluar

Afër stadiumit që mban emrin e legjendës së futbollit kosovar nga sot do të qëndrojë edhe shtatorja e bronztë. Për Fadil Vokrrin u tha se sa herë ia mësynte 16 metërshit, shënohej gol ose penalti.

Politikanë, familjarë e bashkë-lojtarë e kanë kujtuar me krenari, duke thënë se i njëjti duhet të shërbejë si shembull për të ardhmen e Kosovës.

Në ditëlindjen e 61-të, Fadil Vokrri u kthye i bronztë pranë stadiumit që po ashtu mban emrin e tij.

Kryeministri Albin Kurti tha se Fadil Vokrri ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e futbollit të Kosovës. Sipas tij, sot futbolli po përfaqëson shtetin dhe Republikën e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kurti: Fadilin e njohin si futbollist të talentuar e të suksesshëm

Lexo më shumë  Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave – ulje për mbi 2,900 produkte medicinale

“Qysh nga 9 qershori i viti 2018 kur ai u nda nga jeta është thënë shumë për Fadil Vokrrin. Dua të flas për legjendën e sportit ashtu siç e njoh dhe e mbaj mend unë, një karrierë brilante në dy forma. Fillimisht Fadilin e njohin si futbollist të talentuar e të suksesshëm, i cili për gjatë viteve të 80-ta preku majat e suksesit në sport. Në atë periudhë Fadili ishte krenaria e gjithë Kosovës. Atëherë kur në Kosovë, në çdo fushë tjetër gjërat ishin shumë të vështira, Fadili u shpall futbollisti më i mirë në ish-Jugosllavi. E kam thënë edhe më herët dhe do e them sa herë flitet për Fadilin, kur e merrte topin afër 16 metërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë. E kur shënonte të gjithë ishin në ajër”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist

Më tej, ai tha se Vokrri arrinte të shënonte gol edhe për klube të mëdha e të famshme të asaj kohe. Megjithatë, potencoi se ishte përballur me vështirësi të mëdha nga sistemi i regjimit të asaj kohe.

Kurti: Shtatorja e Vokrrit shënon sfidat dhe sakrificat që sporti kosovar ka kaluar

“Edhe kjo shtatore këtu është ai momenti kur Fadil Vokrri e merr topin para vijës së 16 metërshit me shikimin te këmbët e lojtarëve kundërshtarë që do i driblojë dhe me shumë gjasa sa herë që ia mësynte e hynte në 16 metërsh bëhej ose gol, ose penalti… Shtatorja e Fadil Vokrrit shënon jo vetëm veprimtarinë e tij por edhe sfidat e sakrificat që sporti kosovar ka kaluar për të qenë sot këtu”, ka shtuar Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *