David Beckham merr nën menaxhim Bad News Eagles
Ekipi nga Kosova në lojën CS:GO, Bad News Eagles, ka nënshkruar me organizatën Guild, që është nën pronësinë e legjendës së futbollit, David Beckham.
Ekipi tash e tutje do të luajë nën emrin “Guild Eagles”, ka shkruar Hltv.
VIDEO e prezantimit:
Njoftimi shënon fillimin e një epoke të re për organizatën me bazë në Britaninë e Madhe.
Kjo organizatë ka hyrë më parë në Counter-Strike me nënshkrimin e një ekipi të femrave dhe tani po zgjeron praninë para turneut PGL Copenhagen Major.
Ekipi përbëhet nga Flatron Halimi, nën nofkën “juanflatroo”, Rigon Gashi apo “rigoN”, Genc Kolgeci “gxx”, Sener Mahmuti “Sener1” dhe Dionis Budeci “sinnopsyy”.
Rruga Press