Ministri i Mbrojtjes Maqedonci takohet me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takimin ambasadorin e ri të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, me të cilën kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ambasadori Malaj në një postim në X ka shkruar se me përkushtim do të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës, mision ky fisnik i çdo shqiptari.
“Zhvillova një takim miqësor me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci. Gjatë këtij takimi biseduam për zhvillimet aktuale në vend, marrëdhëniet dy palësh dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
I konfirmova z. Maqedonci se me përkushtim do të angazhohem për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës, mision ky fisnik i çdo shqiptari”, shkruan Malaj.
I konfirmova z. Maqedonci se me përkushtim do të angazhohem për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës, mision ky fisnik i çdo shqiptari. pic.twitter.com/sKoD3Q7b0L
— Ambassador Petrit Malaj (@petritmalaj) November 14, 2023
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Maqedonci thekson se takimi me ambasadorin Malaj ishte produktiv.
“U dakorduam për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy shteteve simotra si interes jo vetëm i yni, por dhe shteteve demokratike të rajonit në tërësi”, shkruan ai.
Rruga Press