Lajme

25 të rinj nga diaspora përforcojnë lidhjet me Kosovën përmes Diplomacisë Qytetare

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në mjediset e MPJD-së,  ka pritur gjeneratën e dytë të programit për diplomaci qytetare, duke u uruar  mirëseardhje në vendin e tyre.

Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë bashkëbisedimit me anëtarët e programit për diplomaci qytetare, zv.ministrja Gashi u shpreh se ky program, duke pasur parasysh  gjeneratën e parë, ka rezultuar të jetë një mundësi e mirë që të rinjtë  tanë në diasporë të rilidhen me vendin, duke sjellë përvojën dhe praktikat e tyre.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Prandaj,  duke parë rëndësinë e këtij  programi,  Gashi tha se ndihet mjaft e lumtur që këtë vit numri i anëtarëve të programit është rritur në 25 veta,  nga  11 shtete, të cilët do të angazhohen edhe në ministritë e tjera të linjës. Kështu, do të rritet edhe mundësia e krijimit të lidhjeve të reja me shtetet prej nga vijnë këta profesionistë”, thuhet në njoftimin për media.

Zëvendësministrja Gashi, duke i falënderuar për vullnetin e treguar për angazhim në kuadër të këtij programi, u uroi shumë suksese.

“Ajo u shpreh se një program i tillë jo vetëm  do t’u mundësojë angazhimin e drejtpërdrejtë në institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe do ta  forcojë lidhjen e tyre me Kosovën”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player