Lajme

Kamëz, helmohen nga ushqimi 20 fëmijë të çerdhes, 2 ministri dhe bashkia fshehin ngjarjen (video)

Në çerdhen publike nr. 2 “Diell” në Kamzë, para katër ditësh, dyshohet se 20 fëmijë të vegjël janë helmuar nga ushqimi për shkak të pranisë së salmonelës në ushqim dhe prej ujit të ndotur dhe tashmë ata janë të sëmurë.

Denoncimi është bërë nga prindërit e fëmijëve në SYRI TV, pasi institucionet shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë si edhe bashkia e Kamzës janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë me çdo kusht.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Çerdhja është hapur në janar të vitit 2022 dhe është promovuar nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Rakip Suli si një investim i qeverisë shqiptare.

Gazetarja e SYRI TV ka shkuar pranë çerdhes Diell në Kamëz, në të cilën nuk ka fëmijë, por tek-tuk shfaqet ndonjë punonjëse që largohet sapo sheh gazetarët. Nga burime të tjera mësohet se godina po dezinfektohet.

Lexo më shumë  Siguria ushqimore në Shqipëri/ Vuksani: Ndërhyrja urgjente është domosdoshmëri, përgjegjësia po humbet në zinxhirin institucional

Rruga Press

YouTube player