Lajme

Më 28 Nëntor në Prekaz mbahet gara “Vrapimi i Nëntorit”

Gara e ” Vrapimit të nëntorit” do të mbahet edhe për këtë 28 nëntor në rastin e ditës se flamurit kombëtar.

Sipas organizatorës së këtij aktiviteti Valdete Qollaku regjistrimi është hapur për të gjithë të intëresuarit që dëshirojnë të garojnë në këtë vrapim.

” Të interesuarit mund të regjistrohen në platforman kosovapass, dhe është i hapur deri më 24 nëntor” pohoi Qollaku.

Lexo më shumë  Nga Abdi Baleta në vitin 1995 te debati i sotëm për shitjen e tokës bujqësore

Sipas saj vrapimi do të bëhët ne dy diciplina 28 km që simbolizon 28 nëntor dhe 11 km që simbolizon muajin nëntor.

” Takimi i vrapuesve do të fillojë në orën 08.00 të kompleksi i familjes Jashari nderkaq vrapimi fillon në 09.30″ shtoi ajo.

Ky aktivitet është bërë tradicionale, pasiqë këtë vit po realizohet për të tretën herë.

Lexo më shumë  Gërvalla: Sundimi i ligjit forcon Republikën dhe besimin në institucione

Rruga Press

YouTube player