Kryeministri Kurti i kërkon komisionarit Xhentiloni që hekurudha Prishtinë – Durrës të përfshihet në rrjetin trans-evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga komisionarit evropian për ekonominë, Paolo Xhentiloni, që plani për lidhjen e Prishtinës me Durrësin përmes hekurudhës të përfshihet në rrjetin trans-evropian.
Ai këtë kërkesë e ka bërë gjatë fjalimit të tij në panelin në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, ku i pranishëm ishte edhe Xhentiloni.
“Ne kemi plane për të lidhur Prishtinë me Durrësin me hekurudhë, dhe shfrytëzojë praninë e komisionarit evropian, Xhentiloni, që ta përfshijë hekurudhën Prishtinë- Durrës në rrjetin trans-evropian, sepse një padrejtësi që i është bërë vendit tim mund të korrigjohet”, ka thënë Kurti.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Kurti, duke folur për progresin në Kosovë, ka thënë se “Kosova nuk është vend i madh, por shembull i mirë si liria bëhet zhvillim dhe antikorrupsioni bëhet rritje”.