Bota

Ambasadori i Izraelit në Beograd: Serbia, mike e konfirmuar

Ambasadori i Izraelit në Beograd, Jahel Vilan, e ka quajtur Serbinë mike të konfirmuar, pak pasi kombëtarja izraelite u mposht të dielën në Kosovë.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se Serbia e ka dëshmuar veten si mike “dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese”.

Ambasadori izraelit shkroi se i hedh poshtë deklarimet e trajnerit të kombëtares së Izraelit që ka thënë se “është i lumtur që është në Kosovë”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

“Dua t’i mohoj me forcë deklarimet e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e kishte dëshmuar veten si mike e vërtetë dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, kur Beogradi është shtëpi e tri skuadrave tona të basketbollit”, ka shkruar ambasadori Vilan.

“Ne jemi shumë krenarë që jemi këtu në Kosovë. E di që ju keni pasur të njëjtën situatë si ne në të kaluarën. Shpresoj që në të ardhmen, populli juaj dhe populli ynë të jetojnë në një botë shumë më të mirë dhe paqësore”, ka thënë trajneri izraelit Alon Hazan gjatë konferencës para ndeshjes.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Kosova e mposhti me rezultat 1:0 Izraelin të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”. Njëri nga futbollistët izraelit, pas ndeshjes e quajti fushën në Prishtinë “stallë derrash”.

Rruga Press

YouTube player