Lajme

Trepça shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv

Ndërrmarrja ‘’Trepça’’ ka shpallur konkurs për kryeshef ekzekutiv.

Kjo pasi disa ditë më parë Enis Abdurrahmanit u shkarkua nga pozita e kryeshefit, të cilin e kishte mbajtur si ushtrues detyre për dy vite.

Konkursi është publikuar në faqen zyrtare të kësaj ndërmarrje.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se kryeshefi do të vlerësohet vazhdimisht nga Bordi i Drejtorëve dhe se kontrata do të jetë trevjeçare, me mundësi vazhdimi.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Sipas konkursit afati për aplikimi do të jetë i hapur deri më 28 nëntor.

Theksojmë se kjo ndërmarrje ishte përballur me greva të minatorëve për 10 ditë.

Kërkesa e tyre ishin përmirësimin i pagave dhe kushteve të punës, e po ashtu edhe shkarkimi i menaxhmentit

Greva ishte ndërprerë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet ndërmarrjes dhe minatorëve, ku edhe ishin pajtuar për plotësimin e kërkesave të tyre

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Konkusin mund ta gjeni këtu.

https://trepcasha.com/index.php?page=announcements

Rruga Press

YouTube player