KryesoreLajme

Kurti: E pranoj pjesën e përgjegjësisë që më takon për stabilitet afatgjatë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se e pranon pjesën e përgjegjësisë për stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

“Shembull, Kosova e përballur me sfidën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nën ndërmjetësimin e BE-së: Ju siguroj që e pranoj pjesën e përgjegjësisë që më takon për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai të premten pas anëtarësimit të LVV-së në organizatën socialdemokrate në Evropë, PES.

Kurti ka përmendur edhe sulmin në Banjskë duke theksuar se sulmi terrorist i 24 shtatorit dëshmon se sot ka forca që synojnë të provokojnë konflikte dhe luftëra të armatosura për të minuar autoritetin dhe besueshmërinë demokratike.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Më tej ka theksuar se sulmi tregoi se këto forca destabilizuese kanë synim të rrënojnë parametrat stabilizuese dhe paqen e fituar, “për të ripërcaktuar kufijtë dhe imponuar rregulla të reja të vendit”.

“Ndërkohë, siç e dini, më afër Bashkimit Evropian, një veprim tjetër agresioni është zhvilluar. Ai ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, kur vendi im u sulmua në tokën e vet, në pjesën veriore të territorit, nga një grup i armatosur mirë i terroristëve paramilitarë, të cilët ishin trajnuar, pajisur dhe financuar nga shteti i Serbisë, një fakt që është dëshmuar nga një varg provash të zbuluara pas sulmit. Një zyrtar policor nga Policia e Kosovës u vra dhe dy të tjerë u plagosën. Falë profesionalizmit shembullor të njësive speciale të policëve tanë, Kosova ka arritur t’i mposhtë terroristët, duke iu përgjigjur proporcionalisht këtij sulmi dhe duke shmangur një eskalim të pakontrolluar, gjë që ishte qëllimi i grupit kriminal paramilitar të kontrolluar nga Beogradi”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus
YouTube player